Kosova

Mesazhi për Kurban Bajram i Naim Tërnavës: Të mbrojmë familjen nga nisma që po e godasin atë

Mesazhi i kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava me rastin e Kurban Bajramit u përqëndrua te familja dhe rëndësia që sipas tij, të mbetet e shëndoshë në një shoqëri.

“E kemi për obligim fetar, por edhe traditë kombëtare që ta ruajmë familjen. Ta kultivojmë, kujdesemi, ta mbrojmë e të sakrifikojmë për të. Për ne familja është e shenjtë prej së cilës varet edhe vazhdimësia e jetës dhe njerëzimit mbi tokë. Familje, ose fole familjare është vetëm ajo e cila është ngritur nga martesa e një burri dhe një gruaje dhe kjo përben një prej shtyllave më të rëndësishme të shoqërisë së shëndoshë islame dhe humane. Fortësia dhe qëndrueshmëria e saj është edhe forca dhe qëndrueshmëria e kombit dhe e shtetit”, tha ai.

Deklaratat e Myftiut të Kosovës shigjetuan edhe nismat e propozuara nga aktivistë dhe komuniteti LGBT.

“Nismat dhe qëndrimet për ta goditur familjen janë në kundërshtim të plotë me misionin e njeriut në këtë botë, janë kundër vullnetit të Krijuesit të Gjithësisë dhe kundër natyrshmërisë së njeriut. Andaj në këto kohë nuk duhet shkuar pas nismave gjoja moderne për të dëmtuar familjen. Aq më tepër kur gjatë historisë është dëshmuara se shoqëria jonë nuk është shoqëri diskriminuese, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e brezave, për familjen dhe natyrshmërinë e njeriut nuk mund të heshtim dhe të tregohemi indiferent ndaj diçkaje që shkon kundër thelbit jetësor dhe kundër vullnetit të Zotit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë