Futboll

Mesazhi misterioz i Salah, ylli i Liverpulit mbyll profilin në Twitter

Në erën e rrjeteve sociale ndodh gjithçka. Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, ka mbyllur profilin e tij në Tuiter, pasi kishte lënë një mesazh të fundit misterioz, duke ngritur shumë dyshime për të ardhmen dhe duke “tërbuar” ndjekësit e tij.

“2019 Resolution: Time to get in touch, for real” (Koha për t’u takuar vërtet). Ky ishte mesazhi i fundit i futbollistit egjiptian në Tuiter. Kujt i referohej Salah, ose çfarë ka pasur në mendje ai? Ndonjë tifoz i sulmuesit është frikësuar dhe ka nisur të mendojë për një lamtumirë të mundshme të egjiptianit nga Liverpuli. Të tjerë kanë menduar për polemikat që Salah ka me federatën egjiptiane në lidhje me të drejtat e imazhit, kurse një pjesë tjetër tifozësh kanë menduar për një urim të vonuar të futbollistit për vitin e ri 2019.

Mesazhi i fundit i Salah në Tuiter

Tifozët e shumtë, më shumë se 7 milionë e gjysmë ndjekës të sulmuesit të Liverpulit, janë interesuar menjëherë për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe rrjeti është mbingarkuar, duke bërë konfuz ndoshta edhe vetë egjiptianin. Salah, prej mëngjesit të sotëm, rezulton me profil të mbyllur në Tuiter dhe po të kërkosh në rrjet, nuk ka asnjë rezultat. Një lumë mesazhesh nga fansat, të cilët kanë kërkuar shpjegime nga Mohamed Salah, i cili me siguri do të gjejë një mënyrë për t’iu përgjigjur atyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë