Politike

Mesazhi i Topallit: Në jetë do të hasni shumë maska dhe pak fytyra

Dikur identifikohej me Partinë Demokratike. Sot krejt e tërhequr nga politika (jo me vullnetin e saj), Jozefina Topalli tërheq vëmendjen sa herë që ka dicka për të ndarë me ndjekësit e saj në Facebook apo Instagram.

Edhe në këtë kohë virusi, ajo shpërndan një mesazh shumë domethënës dhe jetëgjate, sa kohë që citon shkrimtarin dhe dramaturgun e një epoke tjetër, Luigi Pirandello.  

“Do të mësoni së në udhëtimin e gjatë të jetës tuaj do të hasni shumë maska dhe pak fytyra…”, citon Topalli, (Pirandellon)  bashkangjitur fotos së hedhur në Instagram.

Një mesazh i pëlqyer në masë nga ndjekësit e saj madje edhe nga ish-kolegia e saj në PD, Majlinda Bregu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë