Futboll

Mes yjeve botërorë, portieri kosovar në formacionin më të mirë U-21 në Premier Ligë

Arianit Muriqi është ylli i ri futbollit kosovar, tashmë i konfirmuar. Gardiani i kampionëve të Premier Ligës, Mançester Sitit, është përzgjedhur në formacionin më të mirë për moshën nën 21 vjeç për sezonin që sapo u mbyll.

Mes disa yjeve më të mëdhenj të futbollit europian për momentin, Muriqi është zgjedhur si portieri më i mirë nën 21 vjeç. Ai për disa ndeshje, këtë sezon mbrojti portën e skuadrës së Guardiolës, duke qenë një zëvendësues i denjë i portierit të parë të Sitit, Ederson Moraesh. Muriqi në vitin e shkuar u bë pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës dhe në ndeshjet e fundit eliminatore për kampionatin europian ka qenë titullar i padiskutueshëm.

Në formacionin më të mirë u-21 të Premier Ligës për sezonin 2018-2019, Muriqi ishte i vetmi nga kampionët e Sitit. Në repartin e mbrojtjes, janë përzgjedhur, Sasenjo i Evertonit, Fojth i Totenhamit dhe Gomez me Aleksandër Arnold të Liverpulit. Mesfushorët më të mirë nën 21 vjeç janë përzgjedhur Guendouzi i Arsenalit, Broks i Bornmuthit dhe Rajs i Uest Hamit. Në repartin e sulmit në këtë formacion janë përzgjedhur, Rashford i Mançester Junajtid, Riçalson i Evertonit dhe MekNeil i Bërnlit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë