Ngjarje

Dy lëvizjet e Veliajt kundrejt ‘flakëve’ të protestës: ‘Qytetar Nderi’ Ali Ahmetit dhe emërtimi i një rruge ‘Remzi Hoxha’

Gazeta Si - Teksa nje pjese e opozites po protestonte te marten mbasdite, Këshilli bashkiak i Tiranës vetem me votat e PS (ne mungese te keshilltareve te opozites) miratoi online dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Erion Veliaj në SPAK

Nderkohe, Erion Veliaj u pyet mbi 7 ore ne te njejten dite ne SPAK per inceneratoret. Me pas, ai drejtoi online mbledhjen e Keshillit ku njoftoi paraprakisht edhe vendimet qe do te miratoheshin

Pamje nga protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Ndersa opozota po perleshej jashte dyerve te godines me qellim doreheqjen e Veliajt, Këshilli i Tiranës vendosi të vlerësojë me titullin e “Qytetarit të Nderit” Ali Ahmetin, i cili njihet edhe për pozicionin e tij si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku luajti një rol kyç në konfliktin e armatosur në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001, si edhe në stabilitetin e Maqedonisë në më shumë se 2 dekadat e fundit.   

Kjo ishte taktika e parë e Erion Veliajt si kundërpërgjigje e jo vetëm protestës që Rithemelimi kish mbledhur.

Taktika e dytë lidhet me një tjetër propozim po nga këshilltarët socialistë (qe u miratua) për emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e Remzi Hoxhës. I lindur në Shkup, Remzi Hoxha, biznesmen dhe një aktivist për çështjen etnike shqiptare në Kosovë, ishte larguar për në Shqipëri për t'i shpëtuar persekutimit nga regjimi jugosllav.

Ai u rrëmbye në qendër të Tiranës nga agjentët e SHIK-ut, kohë kur President ishte Sali Berisha. Edhe pse ka kaluar më shumë se çerek shekulli, rrethanat e zhdukjes së tij mbeten të paqarta.

Familja e tij dhe mediat e asaj kohe akuzojnë drejtpërdrejt Sali Berishën për zhdukjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë