Moti

Mes 2023 dhe 2027 rritja e temperaturave globale do të kalojë 1,5 gradët

Gazeta Si – Gjatë 5-vjeçarit të ardhshëm do të përjetojmë vitin më të nxehtë në histori.

Temperatura mesatare globale është e destinuar të rritet më shumë gjatë viteve të ardhshme. Konstatimi vjen nga një raport i Organizatës Meteorologjike Botërore (Wmo). Mes 2023 dhe 2027 mund të përjetojmë për herë të parë rritjen me më shumë se 1,5 gradë të temperaturës.

Mundësitë janë të paktën 66%, kurse gati e sigurt (98%) është se një nga pesë vitet e ardhshme dhe 5-vjeçari në tërësi, do të jetë më i nxehti që është regjistruar ndonjëherë. Të dhënat e fundit tregojnë gjithmonë e më shumë se po i afrohemi kuotës, përtej së cilës mund të ketë pasoja shkatërruese për planetin.

Mes shkaqeve kryesore janë gasi dhe ‘El Nino’, fenomeni klimatik periodik, që shkakton nxehjen e ujërave të Oqeanit Paqësor. “Një nxehje e ‘El Nino’ që pritet muajt e ardhshëm, e kombinuar me ndryshimin klimatik human, shtyn temperaturat globale drejt kuotave që nuk janë parë kurrë më parë. Kjo situatë do të ketë pasoja për shëndetin, sigurinë ushqimore dhe administrimin e ujit dhe ambientit. Duhet të jemi të përgatitur”, tha sekretari i përgjithshëm i Wmo, Peteri Talas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë