Futboll

Merret vendimi, VAR vjen me një risi në gjysmëfinalet e FA Cup

Sistemi “Video assistant referee” (VAR) do të përdoret me një risi në gjysmëfinalen e FA Cup në stadiumin mitik “Wembley”, raporton BBC. Kështu, vendimet e sistemit VAR do të shfaqen për tifozët gjatë gjysmëfinaleve të FA Cup këtë sezon në ekranin e madh.
Ky vendim i Federatës Angleze të Futbollit vjen pas kritikave se vendimet e arbitrave ndonjëherë janë të paqarta për tifozët brenda stadiumeve. Federata e Futbollit tha se ky vendim do të ofronte "qartësi" dhe "transparencë" për ata që ishin të pranishëm në stadium dhe në pritje të vendimit final nga arbitri.

“FA Cup ka avancuar goxha në procesin e testimeve të sistemit VAR dhe për ne në Angli ky është hapi i parë drejt zhvillimit”- tha Andi Ambler, drejtor në Federatën angleze të futbollit. Sistemi VAR është përdorur rregullisht në ndeshjet e FA Cup gjatë dy sezoneve të kaluara, duke bërë debutimin e tij në futbollin anglez në fitoren e Brajton me Kristal Palasë më 8 janar 2018.

VAR do të jetë në përdorim për të dyja gjysmëfinalet këtë fundjavë, si dhe për finalen më 18 maj. Mançester Siti përballet me Brajtonin të shtunën para se Uatford të luajë me Uolverhempton të dielën. Sakaq lidhur me përdorimin e VAR në Premier Ligë ende nuk ka asnjë të re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë