Futboll

Merkato në ditët e fundit, Morata te Aletiko, Perisiç drejt Arsenalit

Janë ditët e fundit të kësaj merkatoje dimri. Kur kanë mbetur shumë pak ditë për të kryer transferime, disa nga klubet më të mëdha europiane janë duke lëvizur për të konkretizuar marrëveshjet me lojtarët. Në këto ditë priten disa lëvizje të bujshme që po përfliten shumë në mediet më të mëdha sportive të Europës.

Atletiko Madrid merr Moratën nga Çelsi

Pas lëvizjes së Piatek te Milani dhe Higuain te Çelsi, të shtunën në mbrëmje ka ardhur dhe lëvizja tjetër domino. Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është nisur drejt Madridit, për të firmosur kontratën e re që bën pjesë të Atlektikos. Sulmuesi 27-vjeçar nuk e gjeti dot veten te Çelsi dhe tashmë ka zbrakuar në kryeqytetin spanjoll për të provuar një aventurë të re me ekipin e Diego Simeones. Bëhet fjalë për një rikthim në Spanjë, ku Morata ka luajtur më herët te Reali i Madridit, por edhe për një rikthim në vetvete te Aletiko, ku ai është formuar si futbollist në akademi. Morata do të jetë sulmuesi kryesor i Atletikos pas dëmtimit që ka pësuar Diego Kosta, por nga tifozët e “Los Koloçoneros” nuk është pritur më aq shumë dahsuri. Në aeroport ai është kontesruar nga tifozë të shumë të Atletiko Mdarid, që nuk e duan atë që të veshë fanellën e ekipit të tyre.

Inter dhe Perisiç drejt divorcit

Po duket një marrëdhënie shumë e vështirë për t’u mbajtur dhe Inter me Perisiç po shkojnë drejt një ndarje gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi kroat nuk është më i lumtur në Milano dhe dëshiron të largohet. Inter nga ana tjetër, duke parë rendimentin e tij gjatë fazës së parë të kampionatit, nuk pretendon ta pengojë, por sigurisht që për të arritur te largimi janë 35 milionë euro në mes. Arsenali ka shprehur hapur interesimin për Perisiç, por tratativa duket shumë e komplikuar. Londinezët i kanë propozuar Interit një shkëmbim kokë më kokë me fantazistin, Mesut Ozil. Por kjo ide nuk pëlqehet shumë nga Inter, që kërkon vetëm paratë në shkëmbim të Perisiçit. Në ndeshjen e sotme që Inter luan përballë Torinos, Perisiç është grumbulluar, por nuk besohet të zbresë në fushën e lojës. Janë edhe 4 ditë kohë deri në mbylljen e merkatos, por kjo çështje premton të jetë më e zjarrta.

Sakaq këto ditë të fundit të merkatos pritet të jenë të nxehta edhe për Milanin. Skuadra kuqezi, pas Paketës dhe Piatek kërkon edhe një tjetër goditje. Bëhet fjalë për një njeri që ka lënë gjurmë te Milani në 6 muajit e eksperiencës së parë. Zherrard Dolofeu është objektivi i drejtuesve të Milanit, që duan ta formojnë që tani në dimër repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë