Makina

Mercedes Benz tërheq gati 1 milion makina për shkak të problemeve me frenat

Prodhuesi gjerman i makinave Mercedes-Benz po tërheq pothuajse 1 milion automjete të vjetra nga e gjithë bota për shkak të problemeve të mundshme me sistemin e tyre të frenimit.

Gjatë fundjavës, kompania tha se do të kontaktojë pronarët e automjeteve pasi frenat e tyre mund të ndikohen nga ajo që kompania e quan "korrozioni i avancuar".

Janë gjithsej 993,407 automjete që do të hiqen nga qarkullimi, duke përfshirë 70,000 në Gjermani.

Mercedes tërhoqi një numër të ngjashëm makinash vitin e kaluar për një problem sigurie me sistemin.

Kompania tha se automjetet që kanë shfaqur probleme me frenimin janë prodhuar midis viteve 2004 dhe 2015 dhe janë seritë e ML dhe GL të SUV-ve në tërheqjen e fundit ishin ndërtuar midis 2004 dhe 2015 dhe ishin nga seritë e saj ML dhe GL të SUV-ve dhe R Class.

"Ne kemi zbuluar se në disa nga ato automjete, funksioni i përforcuesit të frenave mund të ndikohet nga korrozioni i avancuar në zonën e përbashkët të kabinës", shkroi Mercedes në një deklaratë.

"Mund të jetë e mundur që një manovër veçanërisht e fortë frenimi të shkaktojë dëmtim mekanik në përforcuesin e frenave. Në një rast kaq të rrallë, nuk do të ishte e mundur të ngadalësohej automjeti nëpërmjet frenave. Kështu rreziku i një përplasjeje ose lëndimi do të rritej", u tha më tej në deklaratë.

Mercedes tha se po fillon tërheqjen menjëherë dhe se procesi do të përfshijë inspektimin e automjeteve potencialisht me defekt dhe zëvendësimin e pjesëve nëse është e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë