Makina

Mercedes-AMG A35 vjen me disa risi të veçanta

Teksa pritet që Mercedes-AMG të prezantojë modelin A45, kompania gjermane që merret me modifikimin e makinave, Mcchip-DKR, ka sjellë disa risi në modelin aktual A35. Mcchip-DKR për këtë Mercedes-AMG A35 4Matic ka zgjedhur paketën “Stage 1”, e cila përfshinë përforcimin e motorit 2.0-litër Turbo në 341 kuajfuqi.

Kjo do të thotë se 35 kuajfuqi më shumë sesa modeli standard dhe duhet theksuar se përmes paketës “Vmax” është rritur edhe shpejtësia maksimale e kufizuar nga 250 në 285 kilometra në orë. Gjithashtu, thuhet se shpejtësinë nga 100 deri në 200 km/h tani ky Mercedes-AMG A35 e arrin për 1.6 sekonda më pak sesa modeli standard.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë