Makina

Mercedes-AMG A 35 Saloon rivalizon Audi S3 Saloon

Ky është modeli më i ri Mercedes-AMG A 35 4Matic, modeli i dytë që do të vijë nën gamën 35 të sapo krijuar dhe një rivale direkt në Audi S3 Saloon.

Shitjet në Mbretërinë e Bashkuar do të fillojnë në fund të verës, me çmime që fillojnë nga rreth 47 mijë dollarë. Modeli i ri i Mercedes-AMG duket se ka për qëllim të tërheq sa më shumë blerës të rinj.

Makina duket mjaft sportive dhe me një hapësirë të mjaftueshme për bagazhe.
Modeli ka një motor që prodhon 302 kuaj fuqi, 2.0-litra me katër cilindra. Modeli kryesor “AMG” shpejtësinë maksimale e arrin deri në 249 KM/h, derisa shpejtësinë nga zero deri në 100 e arrin për 4.7 sekonda.

Modelin “A 35 Saloon” do të jetë dy sekonda më i shpejtë sesa modeli “Audi S3 Saloon”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë