Lajme

MEPJ: Riatdhesimet u mbyllën dje. PD: Braktisja e shqiptarëve, kriminale

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar gjithë qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë Shqipërisë se plani i riatdhesimit është mbyllur dje me fluturimin e bërë nga Roma.

MEPJ me anë të një njoftimi në “Facebook” ka bërë me dije se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet nga Përfaqësitë e RSH-së në botë.

Po ashtu, janë informuar të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët vazhdojnë të jenë të bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë apo informacion, se duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, duhet të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, vetëm në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ, ose në adresat e email-it: [email protected] dhe [email protected].

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.

? 00355694045503

? 00355694045502

? 00355694045500

? 00355694045498

? 00355694045495

? 00355694045505

? 00355694045501

? 00355694045499

? 00355694045497

? 00355694045496

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

? 00355694045493

? 00355694045487

? 00355694045492

? 00355694045494

? 00355694045489

? 00355694045486

? 00355694045490

? 00355694045491

? 00355694045485

? 00355694045488

PD: Lënia jashtë kufijve, e papërgjegjshme dhe kriminale

Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike.

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Arben Kashahu, thotë se lënia jashtë kufijve e qytetarëve shqiptarë është e papërgjegjëshme dhe kriminale.

“Është e paligjshme dhe absurde të mos lejosh qytetarët shqiptarë që të futen në atdheun e tyre, që të rikthehen në shtëpitë e tyre, që të shkojnë tek fëmijët apo prindërit e tyre. Nga shqetësimet e ardhura pranë Partisë Demokratike rezulton se shumica dërrmuese prej tyre janë prej më shumë se 24 orësh në të ftohtë, pa ngrënë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Kjo është papërgjegjshmëri. Kjo është kriminale”, shprehet ai.

Ndër të tjera, ai thotë se të gjithë këta shtetas duhe të riatdhesohen si një detyrim kushtetues i qeverisë.

“Shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda apo jashtë kufirit. Qeveria nuk duhet të trajtojë qytetarët hallexhinj si të njerkës.

Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre, edhe pse pjesa dërrmuese e tyre i kanë mbyllur kufinjtë. Vendet e tjera po krijojnë çdo mundësi për riatdhesimin e qytetarëve të tyre, por e financojnë atë, sepse kjo është detyra kryesore e një qeverie të përgjegjshme”, tha ndër të tjera Kashahu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë