Sociale

Mënyra e realizimit të ankesës për paketën e dytë financiare

Sot Ministrja e Financave Anila Denaj ka postuar në faqen e saj të facebook-ut mënyrën për të realizuar ankesën të gjithë ata që mendojnë se duhet të jenë përfitues të paketës së dytë financiare sipas VKM nr. 305 datë 16.04.2020, por i’u është refuzuar kërkesa apo nuk kanë pasur mundësi për të aplikuar.

Për tatimpaguesit mënyra e realizimit të ankesës është përmes ngarkimit të formatit nr 1 (formati numër 1 mund të shkarkohet duke klikuar këtu) të plotësuar në  e-filing, menuja Çështjet e mia – Pyetje e Përgjithshme.

Tatimpaguesi në ankesën e tij duhet të shprehë qartazi problematikën si dhe të vendosë ID-në e punonjësve për të cilët pretendon se nuk janë përfshirë në kërkesën për ndihmë financiare 2, të paraplotësuar me të dhënat e individëve potencialisht përfitues.

Për individët mënyra e realizimit të ankesës është përmes dërgimit të formatit nr 2  (formati numër 2 mund të shkarkohet duke klikuar këtu) të plotësuar në adresën e dedikuar të emailit: [email protected]

Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët të përmbajë NIPT-in e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, numrin e ID-së përkatës të individit si dhe të dhënat e tjera të kërkuara në formular.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë