Kosova

Mediet e huaja jehonë sulmit me armë në Deçan, SHBA-BE: Jemi të tronditur, të kapen autorët

Ngjarja e rëndë që tronditi Kosovën të shtunën në mbrëmje është raportuar edhe në mediat e mëdha ndërkombëtare si agjencia e lajmeve “Reuters”, gazeta amerikane “Washington Post” dhe agjencia “AP News”.

“Reuters” shkruan se një person i maskuar kishte hapur zjarr drejt autobusit që po transportonte pasagjerët gjithashtu edhe nxënësit e shkollave që po ktheheshin në shtëpi.

Ndërsa “Washington Post” gjithashtu citon deklaratën, ku Veton Elshani, zëvendës-drejtor i policisë në Pejë, tha se ishte vetëm një sulmues në këtë incident. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se sulmi I përgjakshëm po hetohet në disa pista nga policia e Kosovës.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“I shokuar nga sulmi i dhunshëm ndaj nxënësve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë që të sjellin autorët e krimit para drejtësisë së më parë. Ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarit”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Josep Borell, ka reaguar pas krimit të rëndë në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë 3 persona mes tyre dy nxënës si dhe shoferi i autobusit me të cilin ata po udhëtonin.

Kryediplomati europian ka shkruar në rrjetet sociale se ndihet i trishtuar nga sulmi dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të neveritshëm. Qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente pikëlluese. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtim në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borell.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë