Politike

Mediat greke: Ndarja e detit, bisedimet Tiranë-Athinë nisin mbi marrëveshjen e 2009-ës

Qeveria greke duket se ia  ka kërkuar Shqipërisë arritjen sa më parë të një marrëveshjeje për ndarjen e detit, por me kushtet e saj. Sipas burimeve të cituara nga gazeta greke “In.gr”, bisedimet midis të dy palëve mund të zgjasin pak kohë, por tani ato nuk do të fillojnë nga e para, pasi qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rënë dakort që baza e bisedimet e reja është marrëveshja e vitit 2009.

Pas një darke pune mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij Qiriakos Mitsotakis, mbrëmjen e të martës, zyra e kreut të qeverisë greke deklaroi në një njoftim se Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të punojnë së bashku për të zgjidhur me shpejtësi çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Edhe pse nuk kanë dalë ende detajet e bisedimeve, fundjavën e shkuar, duke folur me gazetarët në Selanik, kryeministri grek ishte shprehur se me zotin Rama do të diskutonte dhe për çështjen e përcaktimit të kufirit detar dhe zonave ekonomike eskluzive mes dy vendeve.

Pas rrëzimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në vitin 2009, Tirana dhe Athina, rinisën bisedimet dy vjet më parë, si pjesë e një pakete çështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve. Kryeministri Rama ka deklaruar se bisedimet për çështjen e detit janë ndërprerë, pas ardhjes në pushtet të qeverisë së kryeministrit Mitsotakis, gjë që e konfirmoi pak ditë më parë dhe vetë kreu i qeverisë greke.

Qeveria greke bëri të ditur se “të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur ndër vite, duke respektuar gjithnjë kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian.”

Ashtu siç edhe pritej, një tjetër temë diskutimi, ka qenë ajo rreth pakicës greke në Shqipëri, të cilën kryeministri Mitsotaqis e sjell në vëmendje sa herë që diskutohet për ndarjen e zonës ekskluzive ekonomike.

Zgjidhja e cështjeve të hapura me Shqipërinë duket të jetë pjesë e një fushate të gjerë diplomatike të Greqisë për të mbyllur cështjen e kufijve me të gjithë fqinjët e saj. Deri më tani, ajo që është e qartë është se qeveria Mitsotakis do të një marrëveshje të shpjejtë,  të shkruar me “penën” e paktit të 2009-ës.

Në debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministri Mitsotakis dhe Ministri i Jashtëm informuan publikun se Athina ka në plan të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare mbi shënjimi i zonave detare. Gjatë kësaj seance Mitsotakis kapi të pëpërgatitur opinionin publik shqiptar duke deklaruar se Greqia do të zgjerohej me 12 milje në Jon. Reagimi i përmbajtur i qeverisë shqiptare duket se është pritur mirë nga Athina zyrtare.

“Tregues i klimës pozitive që po formohet dhe reagimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm shqiptar ndaj njoftimit paraprak të Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Detin Jon nga 6 në 12 milje”, shkruan gazeta greke“In.Gr”. “Pritet që bisedimet të përparojnë shpejt.”

Duke cituar burime, ajo thekson se për shkak të krizës greko-rurke, por edhe sepse marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin kishin përparësi dhe nuk ishin ratifikuar nga Parlamenti, bisedimet midis Athinës dhe Shqipërisë nuk mund të fillonin në gusht.

Sidoqoftë, qëllimi i qeverisë greke nuk është të vonojë dialogun me Shqipërinë për çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike, por të përfundojë së shpejti konsultimet me Tiranën dhe të nënshkruajë marrëveshjen për të mbrojtur të drejtat sovrane të Greqisë. Dhe nga ana tjetër, sepse në një kohë kur Turqia po provokon dhe shkel ligjin ndërkombëtar, Athina dëshiron të dërgojë mesazhin në Ankara do të zgjidhë cështjet e hapura në vendet fqinje”, thekson një diplomat grek për gazetën.

Arsyeja tjetër përse Greqia kërkon të zgjidhë sa më parë cështjen e Detit me Shqipërinë, sipaa diplomatëve grekë është edhe rritja e ndikimit turk në Ballkan dhe Shqipëri.

“Nuk duhet harruar se në fillim të verës, Admirali Turk Cihat Yaycı, i ashtuquajturi organizatori i "Atdheut Blu", kishte pohuar në një intervistë se Turqia ishte ajo që kishte hedhur në erë marrëveshjen e vitit 2009 për përcaktimin e zonave detare. Me fjalë të tjera, Yaycı zbuloi në thelb se Turqia ndërhyri, duke paralajmëruar shqiptarët se Greqia po i mashtronte, duke bërë që marrëveshja të anulohej”, thonë burime nga qeveria greke për “In.Gr”.

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias së shpejti do të vizitojë Tiranën për bisedime, por ende nuk është caktuar ndonjë datë. Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë të vijë pas kthimit të ministrit Dendias nga Nju York, të premten.

Duke folur disa javë më parë, Dendias tha se rruga për ndarjen e zonave ekskluzive ekonomike mes dy vendeve është e gjatë dhe e ndërlikuar. Sipas kreut të diplomacisë greke është se “problemi” në nisjen bisedimeve e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar, qëndron tek Presidenca shqiptare.

“Gjërat janë disi më të komplikuara, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shqipëria është një vend mik, një vend me të cilin Greqia do që të ketë marrëdhënie miqësore, për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë. Ky është një nga problemet që kemi”, deklaroi Dendias në një interviste për “Skai Tv”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë