Komunitet

Me TiBO IPTV, televizori flet shqip për Diasporën shqiptare në SHBA

TiBO IPTV është platforma e parë shqiptare në rajon, e cila në partneritet me Digitalb ofron zyrtarisht shërbimin OTT në kontinentin amerikan si dhe në të gjithë botën, e zhvilluar tërësisht nga inxhinierë dhe profesionistë shqiptarë.
Misioni i TiBO IPTV është të shpërndajë programet televizive shqiptare te të gjithë shqiptarët kudo në botë, me hapat e teknologjisë më të fundit, nëpërmjet aplikacioneve unike dhe njëkohësisht të lehta për t’u përdorur nga të gjitha moshat.
Që prej lancimit, TiBO IPTV gjeti shumë shpejt përkrahjen e shqiptarëve në Amerikë, të cilët jo vetëm e duartrokitën këtë sipërmarrje, por edhe krijuan terrenin e domosdoshëm për ngritjen e strukturave mbështetëse ligjore dhe themelimin e “TiBO USA”.
Sot TiBO USA është distributori ekskluziv i shërbimeve TiBO IPTV në kontinentin amerikan, i cili ofron njëkohësisht dhe shërbim ndaj klientit 24 orë non stop. Struktura operative e TiBO USA, me seli qendrore në Detroit, menaxhon një rrjet me mbi 52 pika distribucioni në SHBA (si New York, Michigan, Chicago, Florida etj) dhe në Kanada. Klientët e TiBO shërbehen edhe online përmes e-shop në www.tibousa.com. I pyetur për fillimet e kësaj sipërmarrjeje, administratori dhe bashkëthemeluesi i TiBO USA, Eugen Tarja, kujton se: “Pesë vjet më parë do të takoja një grup shqiptarësh të pasionuar, të cilët kishin vetëm një synim: Të mundësonin të gjitha programet dhe kanalet shqiptare për bashkatdhetarët që jetojnë në Amerikë me qëllim ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen dhe forcimin e ndjenjës kombëtare”.

Eugen Tarja, bashkëthemelues dhe administrator i TiBO USA

Paketa televizive TiBO përfshin: Të gjitha kanalet e platformave Digitalb, SuperSport; të gjitha kanalet shqiptare të rajonit; kanale ndërkombëtare; të gjitha kampionatet sportive të rëndësishme të futbollit dhe sporte të tjera Live si dhe një videotekë të pasur me filma me titra apo dublim në shqip për fëmijët. Përveç aplikacioneve për box android dhe për mobile/tablet me sistemet Android, Ios, Blackberry, TiBO ka publikuar suksesshëm dhe versionin Smart TV për Android TV. Këtë vit TiBO përgatitet për lancimin e Aplikacionit TiBO Smart TV për Samsung, LG, Apple TV dhe Amazon Fire.
“Që prej fillimit shpërndarja ligjore e programeve shqiptare dhe sporteve me komente shqip përmes internetit për komunitetin tonë është përqafuar nga shqiptarët e të gjitha moshave në Amerikë. Pika jonë më e fortë është ndjeshmëria ndaj klientit dhe komunikimi i ndershëm, për këtë arsye promovuesit më të mëdhenj të markës TiBO janë vetë klientët”, thekson Tarja. Sipas tij, qëllimi kryesor i TiBO ishte të bënte jetën më të thjeshtë për konsumatorët, duke vepruar si agregat për programet dhe të gjitha kanalet televizive shqiptare përmes një platforme të vetme. “TiBO ka një plan zhvillimi dhe paketa jonë e re televizive, e cila pritet të dalë së shpejti, e mbështet këtë ide, duke lënë vend për surpriza në të ardhmen e afërt. Ndjekja e programeve shqiptare është më shumë se argëtim në kohën e lirë, është pjesa më emocionale e jetës së një shqiptari që jeton jashtë atdheut. Familja dhe vendlindja kanë qenë dhe do të mbeten dy nga vlerat më themelore për gjeneratat e shqiptarëve, prandaj dëshira për të ruajtur ndjenjën kombëtare është frymëzimi i iniciativës TiBO në Amerikë. Lidhjet emocionale me vendin e lindjes janë të pritshme, por për kulturën e shqiptarëve në Amerikë kjo merr përmasa akoma dhe më të mëdha. Kultura shqiptare është kultura më pak e asimiluar nga kultura vendëse dhe gjithmonë e më shumë rritet numri i shqiptarëve që marrin jehonë për arritjet e tyre të jashtëzakonshme në drejtimet artistike, intelektuale apo tregtare”, thotë Eugen Tarja, bashkëthemelues dhe administrator i TiBO USA – distributor ekskluziv i shërbimeve TiBO IPTV në kontinentin amerikan.

 

Më Shumë