Keshilla

Më thuaj çfarë forme i ke thonjtë, të të them se cili je

Gjithkush ka thonjtë ndryshe: disa i kanë të gjera dhe katrore, të tjerë të vegjël dhe të ngushtë. Por a keni menduar ndonjëherë se sa shumë mund të tregojë forma e thonjve për ju? Një shkencëtar i mirënjohur nigerian ka zbuluar se forma natyrale e thonjve, si shenjat e gishtërinjve, mund të përmbajë informacion në lidhje me personalitetin tuaj. Në këtë artikuj do të gjeni disa informacione rreth formës së thonjve dhe çfarë tregojnë për ju.

Thonjtë e gjerë, të gjatë dhe formë drejtkëndëshe: Njerëzit që kanë formë të tillë të thonjve do të thotë që janë të qetë, të balancuar, njerëz të pavarur dhe me mendje të gjerë. Ata janë të besueshëm dhe kanë një ndjenjë akute të përgjegjësisë për fjalët dhe veprimet e tyre.

Thonjtë shumë të vegjël katrorë: Njerëz të mprehtë, fleksibël dhe të shkathët, shumë shpërthyes. Ata priren të jenë lakmitarë dhe agresivë, si dhe xhelozë.
Thonjtë e gjatë dhe të ngushtë: Njerëz egoist, duan jetën e luksit dhe kërkojnë vëmendje për veten e tyre. Shpesh ata ofendohen.

Thonjtë e shkurtër: Njerëz të butë dhe të paduruar, gjithashtu tepër të zgjuar. Sa më të shkurtër të jenë thonjtë, aq më shumë kërkon një person i tillë për veten dhe të tjerët. Këta njerëz janë në kërkim të perfeksionit.

Thonjtë në formë mandarine: Janë njerëz delikatë, të butë dhe romantikë dheidealistë. Duan të ndihen të dobishëm për të tjerët dhe janë shumë sentimentalë, të butë dhe fyhen lehtë.

Thonjtë trekëndësh: Njerëz artistikë, me një personalitet delikat dhe një ndryshim të vazhdueshëm, gjithmonë nervozë. Duan të jenë të qendër të vëmendjes. Urrejnë humbjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë