Shendet

Shtatë shenjat e anemisë

Anemia është një gjendje ku gjaku juaj nuk ka mjaftueshëm rruaza të kuqe, me fjalë të tjera kur qelizat nuk mbajnë hemoglobinë të mjaftueshme, ose kur qelizat nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë. Rruazat e kuqe të gjakut janë përgjegjëse për sjelljen e oksigjenit në trupin tonë dhe largimin e dioksidit të karbonit nga ai. Nëse këto procese nuk funksionojnë siç duhet, ne marrim helme nga dioksidi i karbonit.
Por cilat janë simptomat e anemisë dhe si mund t’i trajtoni ato?

Shenjat e anemisë
Shkaqet e anemisë mund të jenë shumë të ndryshme. Natyrisht, kur jemi me anemi, ndjejmë lodhje herë pas here. Por kur keni simptomat që do përmendim më poshtë, duhet patjetër të kontrolloheni tek një mjek.

Lëkura e zbehtë
Kur trupi ynë nuk merr oksigjen të mjaftueshëm ose vuan nga një numër i reduktuar i rruazave të kuqe të gjakut, lëkura ndryshon ngjyrën dhe ne dukemi shumë të zbehtë. Kjo nuk vlen vetëm për fytyrën, por për të gjithë trupin, sidomos për duart, pjesën e brendshme dhe të qepallave.

Pompimi i zemrës
Nivelet e ulëta të hemoglobinës bëjnë që zemra të punojë më shumë se normalisht për të pompuar gjakun që kalon përmes sistemit tonë, ajo duhet të punojë më shumë, duke u përpjekur për të dhënë oksigjen të mjaftueshëm, kjo mund të çojë në rrahje të shpeshta të zemrës.

Lodhja
Nëse organet tona nuk marrin sasinë e duhur të oksigjenit, trupi ynë duhet të punojë shumë më shumë për të prodhuar energji të mjaftueshme për funksionimin e përditshëm dhe kjo bën të ndiheni shumë të lodhur.

Problemet me përqendrimin
Të gjitha organet tona kanë nevojë për oksigjen për të funksionuar mirë, këtu nuk përjashtohet dhe truri. Nëse niveli i oksigjenit është më i ulët nga sa nevojitet, nuk mund të mendojmë qartë dhe të vuajmë nga përqendrimi i dobët.

Thonj të dëmtuar

Nëse thonjtë tuaj janë të brishtë, kjo mund të jetë një tjetër simptomë e zakonshme, por jo e njohur e anemisë. Thonjtë kërkojnë oksigjen për të qenë të shëndetshëm.
Të çara në skajet e buzëve
Shumica prej nesh kanë buzë të thata apo të plasura ndonjëherë nga era, dielli ose temperaturat e ftohta, por anemia shkakton plasaritje në qoshet e buzëve.

Dëshirat e pazakonshme për substancat jo-ushqyese
Shkencëtarët nuk kanë ende një shpjegim përse anemia shkakton këto dëshira të çuditshme, por më të zakonshmet janë dëshirat për papastërtitë, shkumësin ose akullin.

Trajtim natyral për aneminë
Përmirësimi i niveleve të acidit të stomakut.
Kur stomaku ynë nuk prodhon acid të mjaftueshëm, trupi ynë nuk mund ta përpunojë ushqimin në shkallën e kërkuar dhe kjo mund të shkaktojë keqpërdorimin e mineraleve dhe vitaminave, duke përfshirë hekurin dhe vitaminën B12.

Mënyrat për të përmirësuar nivelet e ulëta të acidit:
Pini uthull musht molle, e holluar me ujë, 15 minuta para vaktit.
Xhenxhefili ndihmon në stimulimin e lëngjeve të tretjes
Ushqimi i fermentuar gjithashtu përmirëson tretjen


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë