Sociale

Më shumë të shëruar sesa të infektuar në 24 orë, 586 raste të reja, 6 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2510 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 586 qytetarë. Raportohet gjithashtu se janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. 24 orët e fundit ka pasur gjithashtu 6 humbje jete të moshave 54-88 vjeç.

COVID-19 – Statistika (19 janar 2021)
Raste të reja ditore 586
Të shëruar në 24 orë 594
Të shtruar në spitale 277
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2510
Testime totale 318,041
Raste pozitive 68,568
Raste të shëruara 41,464
Raste Aktive 25,817
Humbje jete 1287

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15014
Fier 1943
Durrës 1428
Shkodër 1343
Elbasan 1044
Vlorë 1036
Lezhë 965
Korçë 866
Berat 804
Dibër 495
Gjirokastër 495
Kukës 384


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë