Shendet

Më shumë se 350 mjekë në Indonezi infektohen me COVID-19 edhe pse morën dy dozat e Sinovac

Më shumë se 350 mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor indonezian janë infektuar me COVID-19 dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital pavarësisht se kanë marrë të dy dozat e vaksinës kineze Sinovac, thanë autoritetet e këtij vendi.

Badai Ismoyo, kreu i zyrës së shëndetit të një prej zonave me problematike në Indonezi, Kudus, i tha Channel Neës Asia se shumica e të infektuarve ishin asimptomatike dhe u vet-izoluan në shtëpi.

Por ai tha gjithashtu se dhjetëra të tjerë ishin shtruar në spital me temperaturë të lartë dhe probleme me nivelin e oksigjenit

Indonezia, një arkipelag me 270 milion banorë  po lufton me një tjetër shpërthim që besohet se ka ardhur nga varianti delta, një mutacion  shumë më i transmetueshëm.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor indonezian, ishin ndër të parët që u vaksinuan kur ky proces filloi në muajin janar.

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo të enjten urdhëroi autoritetet të shpejtojnë fushatën e vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në anën tjetër u kërkoi autoriteteve të vendit të katërt më të populluar në botë që të rrisin kufizimet shoqërore për të luftuar rritjen e infeksioneve.

Deri tani mediat e huaja raportojnë se në Indonezi janë vaksinuar me dy dozat vetëm 22 milion banorë.

Nga muaji që vjen, autoritet synojnë të vaksinojnë 1 milion banorë në ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë