Kombetarja

Më shumë koncert se ndeshje futbolli, FSHF zbulon detaje të festës sot në ‘Air Albania’

Gazeta Si – Mbrëmja e sotme në ‘Air Albania’ shihet më shumë si një koncert i madh festiv se një ndeshje futbolli. Kuqezinjtë, tashmë me biletën e ‘Gjermani 2024’ në xhep, luajnë 90 minutat e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe, por vëmendjen më të madhe e merr festa pas kësaj ndeshjeje.

Lojtaret e Kombetares duke festuar pas nje fitoreje. Gazeta Si, 20 nentor 2023

Federata Shqiptare e Futbollit e ka konceptuar këtë ndeshje si një mbrëmje festive, duke e pagëzuar ‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime!’.

“Jo vetëm futboll në "Air Albania", ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje, që nuk duhet humbur”, - shkruhet në një postim të FSHF-së në faqen e saj zyrtare, ku bëhet me dije gjithashtu se është bërë një organizim special për këtë ndeshje.

Janë ftuar këngëtarë dhe valltarë për një koncert të madh, që do të ishte mbyllja më e bukur e këtyre kualifikueseve të suksesshme të Kombëtares shqiptare. Mjafton një pikë sot ndaj Ishujve Faroe dhe Shqipëria shkon në Gjermani si vendi i parë i grupit të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë