Kombetarja

Më pak interes për miqësoren me Bullgarinë, ‘Air Albania’ sot i mbushur përgjysmë

Gazeta Si – Sigurisht që nuk do të ishte interesimi i ndeshjes me Çekinë nga ana e tifozëve kuqezi për miqësoren e sotme me Bullgarinë. Ka më pak interes për këtë ndeshje testuese dhe rrjedhimisht më pak bileta të shitura.

Deri disa orë më parë ishin shitur rreth 7 mijë bileta, ndërsa deri në orën 18:00, kur fillon ndeshja, pritet që numri të shkojë ndoshta mbi 10 mijë, që do të thotë se stadiumit “Air Albania” mund të jetë i mbushur përgjysmë. Gjithsesi, edhe 10-12 mijë tifozë do të ishin të mjaftueshëm për të krijuar një atmosferë të bukur në stadium për kuqezinjtë.

Kujtojmë që “Air Alania” është mbushur në 100% të kapacitetit të tij (22 mijë vende) për ndeshjet e fundit kualifikuese me Poloninë dhe Çekinë. Me siguri do të jetë kështu edhe me Ishujt Faroe në nëntor. Kundërshtari është modest, por në atë ndeshje kuqezinjtë do të festojnë kualifikimin në Euro 2024 dhe çdo tifoz dëshiron të jetë i pranishëm në stadium.

Për ndeshjen e sotme me Bullgarinë trajneri Silvinjo ka menduar t’u japë hapësirë lojtarëve të stolit. Ky është qëllimi i çdo ndeshjeje miqësore në fund të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë