Moti

Me mëngë të shkurtra në shkurt

Duke nisur nga dita e enjte reshjet që përfshinë vendin do të ndërpriten. Do të kemi mot përkohësisht të qëndrueshëm për shkak të masave ajrore me të ftohta kontinentale. Temperaturat do të zbresin ndjeshëm në mëngjes.

Në zonat malore -3-7 gradë celsius.

Në zona e ulëta 3-14 gradë celsius.

Në  bregdet 4-15 gradë celsius.

Dite e premte dita e fundit e muajit do të mbyllet me mot relativisht të qëndrueshëm. Fundjava e parë e muajit shkurt do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu në zonat malore. Temperaturat do të jene me rritje kryesisht, ditën e diel ku termometri do të regjistrojë vlerën më të larte 20 gradë celsius në zonat e ulëta dhe bregdet!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë