Futboll

Me korrupsion “bleu” botërorin e Atletikës, akuza për presidentin e PSG

Naser Al Kelaifi është akuzuar për korrupsion sipas gazetës franceze Le Parisien. Presidenti i PSG dyshohet se ka tentuar të "blejë" Kampionatin Botëror të Atletikës në vitin 2017.

Ky është një rast që nuk krijon një imazh të mirë për presidentin e PSG, Nasser Al Kelaifi. Lideri i ‘Katar Investimets’ dyshohet se ka miratuar një pagesë prej 3.1 milionë euro nga 'Oryx QSI', kompani e themeluar dhe e drejtuar nga vëllai i tij, tek Lamine Diack, ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, me qëllim që Katari të fitonte të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror të Atletikës 2017. Avokati i sheikut arab, Francis Spiner, i ka cilësuar këto deklarata "krejtësisht të pasakta", duke shtuar se "këto inkriminime për Naser Al Kelaifit nuk bazohen në asnjë provë të prekshme".

Kjo nuk është hera e parë që Naser Al Khelaifi dyshohet për korrupsion. Në vitin 2017, gjykatat zvicerane hapën procedime penale lidhur me blerjen e të drejtave të transmetimit për Kupat e Botës 2026 dhe 2030 në zonën aziatike. Më herët nga mediet italiane, emri i Kelaifit u përfol për një blerje të mundshme të klubit të Romës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë