Kombetarja

“Me helmetë edhe në dush”. Klaus Gjasula tregon pse luan aq ashpër

Klaus Gjasula, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë dhe Hamburgut prej pak javësh, ka dhënë së fundi një intervistë për shtypin sportiv gjerman, duke treguar disa episode të karrierës së tij, mes të tjerash edhe atë të helmetës që mban në kokë. Mesfushori 30-vjeçar vendosi rekord për kartonët e verdhë sezonin e fundit, kur luante në radhët e Paderbornit.

“Kam këtë stil loje pak të ashpër. Kur kisha trajner Riko Shmid, jam bërë futbollisti që jam sot, ai më ka dhënë këto cilësi që kam, më ka injektuar lojën e ashpër. Gjatë një ndeshjeje dueloj fort me kundërshtarët, ndërhyj fort, por nuk do të thotë se nuk luaj futboll cilësor. Kur isha 25 vjeç, mendova edhe tërheqjen nga futbolli, desha të hapja një lokal me një mik, pro më pas vazhdova të luaj.

Klaus Gjasula me Kombëtaren ndaj Islandës. Gazeta Si, 8 gusht 2020

Në karrierën time kam kaluar çdo etapë, nga më e ulëta e deri në nivelin më të lartë. Patjetër që ishte shumë e vështirë, por nuk u dorëzova asnjëherë. Helmeta? E marr me vete edhe në dush… Sigurisht, e heq para se të lahem”, - ka thënë mes të tjerash Klaus Gjasula, një nga pikat kyçe të trajnerit Edi Reja në Kombëtare. Tani misioni i mesfushorit është që ta ndihmojë Hamburgun të kthehet në Bundesligë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë