Kosova

Më 8 prill nis vaksinimi për personat mbi 85 vjeç në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër Covid-19 i qytetarëve mbi moshën 85-vjeçare, do të fillojë më 8 prill. Procesi i vaksinimit të personave në këtë moshë do të bëhet në Prishtinë, në sallën 1 Tetori dhe në komunat e tjera të Kosovës.

Pas vaksinimit të kësaj kategorie, vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç do të nisë më 11 prill. Sipas njoftimit të ministrisë, personat e këtyre moshave do të kontaktohen në telefon, varësisht nga të dhënat që kanë dërguar në faqen e aplikimit për vaksinim.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit më 29 mars pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it.

UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë