Sociale

Shtohen infektimet e reja dhe të shtruarit në spital, vatër familjare në Kamëz

Gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur një shtim rastesh me të infektuar nga Covid-19, por edhe të shtruar në spital. Albana Fico drejtoresha e ISHP, ka bërë me dije se janë konfirmuar 17 raste të reja dhe janë të shpërndara, në Tiranë  9 raste, në Krujë 5 raste dhe një vatër familjare në Kamëz.

Fico deklaroi se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar.

“Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19. Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara, por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë,” u shpreh Fico.

Ndër të tjera ekspertja theksoi edhe një herë thirrjen për qytetarët që të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 nëse kanë shenja të sëmundjes,, në të kundër të telefonojnë numrin 0800 40 40 për të kërkuar informacion apo këshillim psikologjik.  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 99 raste

Krujë 81 raste

Shkodër 15  raste

Kurbin 9 raste

Elbasan 3 raste

Kamëz 3 raste

Kukës 2  raste

Mirditë 2 raste

Berat 2 raste

Durrës 1 raste

 Korçë 1 raste

 Lezhë 1 raste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë