Sociale

Me 14 raste të reja, shkon në 562 numri i të infektuarve

14 raste të reja i janë shtuar listës së të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, një prej tyre personel shëndetësor. Marjeta Dervishi nga ISHP, bëri me dije se numri i të prekurve në total ka shkuar në 562, ndërsa 314 janë të shëruar bashkë me 12 të shëruar që janë konfirmuar orët e fundit.
“Aktualisht në vendin tonë janë 222 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet, numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë,” shpjegoi mjekja.
Ndër të tjera mjekja bën me dije se harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë, ndërsa shpërndarja gjeografike vijon:

  • Tiranë 251 raste
  • Durrës 42 raste
  • Lushnje 6 raste
  • Elbasan 16 raste
  • Fier 36 raste
  • Kavajë 9 raste
  • Rrogozhinë 4 raste
  • Korçë 19 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 96 raste
  • Lezhë 14 raste
  • Berat 2 raste
  • Has 13 raste
  • Krujë 18 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 5 raste
  • Mirditë 3 raste
  • Kukës 11 rast
  • Mallakastër 1 rast
  • Kurbin 7 raste

Mjekja deklaroi se pavarësisht luhatjeve në numrat ditorë situata është e kontrolluar.
“Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40,” shtoi më tej Dervishi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë