Kosova

Me 11 shkurt mbahet seanca e radhës për Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se me 11 shkurt, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe të tjerëve.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes

Janë plot 235 faqe, me vende e data, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.

Po ashtu në këtë aktakuzë përmendet edhe emri i Shqipërisë ku nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s dyshohet se janë kryer krime ndaj të paktën 392 individëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë