Makina

McLaren Senna në versioni Lego

Muaj pas zbulimit të versionit të plotë të Bugatti Chiron, LEGO Group ka debutuar edhe një tjetër krijim automatik: një model interaktiv i McLaren Senna-s prej milion dollarësh, i përbërë nga 467,854 elemente individuale LEGO.

Për të përfunduar projektin, u deshën rreth 5.000 orë punë.

Një grup prej 10 modeluesish të specializuar punuan për të ndërtuar versionin shumë të ngjashëm me origjinalin e super makinës kushtuar pilotit të Formula 1, i cili vdiq në 1994 pas një aksidenti tragjik në pistën e Imolës. Pesha e modelit Lego është 1.700 kg, 500 më shumë se origjinali. Përveç kësaj, dritat dhe sistemi i ndriçimit janë funksionale si në makinën reale.

U gjet vend edhe për një sedilje me fibër karboni, timon dhe pedale si të Senna-s.
Makina sportive ka gjithashtu edhe stemat e vërteta të McLaren dhe rrotat dhe gomat e Pirellit janë identike me ato të specifikuara për makinën e vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë