Politike

Mbyllja e ‘Mehmet Akif’, Berisha: Rama nën diktatin e Erdoganit

“E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, "Mehmet Akif", reagoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp.

“I them Edi Ramës, ke mbyllur një kopsht ku ka qenë 250 Zaho.  Të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë nuk mund ta ndërmerrte kush. Edi Rama, ka treguar se je i aftë për çdo lloj akti.  Të mbyllësh një kopsht model, pse përkulesh, duhet të mendoje 250 herë për këtë vendim.  

Nuk ndërmerrej ky vendim. E njëjta gjë për kolegjin "Mehmet Akif".  Një kolegj nga më të mirët.  Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë. Nga Shqipëria nuk do pranonim kurrë të projektoheshin akte kundër Turqisë, por kjo që po ndodh është e paprecedentë, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë