Politike

Mbyllja e kufijve, reagon Presidentja e KE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen doli hapur kundër idesë së mbylljes së kufijve, praktikë e përdorur nga disa vende të BE-së për të luftuar kundër përhapjes së koronavirusit. Këto deklarata shefja e ekzekutivit europian, i dha në një konference shtypi.

Ursula von der Leyen, Margrethe Vestager, Valdis Dombrovskis

“Ndalimet e udhëtimit të përgjithshëm nuk janë konsideruar si shumë efikase nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Përveç kësaj, ato kanë pasoja të rëndësishme sociale dhe ekonomike, ato prishin jetën e njerëzve dhe të bizneseve. Këto mund të ndodhin në kufijtë e jashtëm të BE-së ose të brendshëm, ose në territorin e shteteve anëtare”.

https://www.youtube.com/watch?v=vcWpC3DT_9o

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë