Politike

Mbyllja e Kolegjit turk, Rama: Është zbatuar ligji, nuk ka asnjë qëllim tjetër

Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Aqif” duke thënë se përdorimi i fëmijëve për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.

“Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standardet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e licencës”, shkruan Rama.

Rama thotë se nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç se zbatimi i barabartë i ligjit, njësoj siç ka ndodhur dhe për shkolla të tjera më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë