Lajme

Mbyllet votimi, në Kosovë votojnë 44 % e qytetarëve

Në Kosovë janë mbyllur zyrtarisht qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe të drejtë vote kanë pasur më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës ishte më shumë se 44 përqind, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me numrat nga më shumë se 99 përqind të vendvotimeve të marra parasysh.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e kaluara ishte:

2017 - 41.3%

2014 - 42.6%

2010 - 47.8%

Pas mbylljes së votimit, partitë kryesore politike filluan menjëherë të pretendojnë fitoren. Abelard Tahiri nga PDK-ja tha se ishte i bindur se partia e tij kishte fituar zgjedhjet me një ndryshim të vogël ndaj partisë së dytë."

Ndërkohë, Albulena Haxhiu, kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje pohoi se "me votat e diasporës, fituesi i zgjedhjeve dihet dhe është Vetëvendosje."

Gjithsej 20 persona janë arrestuar nen akuza që kanë të bëjnë me pengimin e procesit të votimit gjatë zgjedhjeve të parakohshme. Lajmi u njoftua nga Zyra e Prokurorisë së Kosovës në një deklaratë për shtyp të lëshuar në ora 18:00, një orë para mbylljes së votimeve. Rreth 100 prokurorë u angazhuan për të mbuluar zgjedhjet e sotme.

Në votimet e sotme, pati akuza te shumta se serbëve të Kosovës u ishin bërë presion për të mbështetur partinë Srpska Lista të mbështetur nga Beogradi.

Javën e kaluar, akuzat çuan në arrestimin e dy personave për shkak të dyshimit se ata kishin kercesuar tre persona për të votuar për Listën Srpska.

Koalicioni i organizataës joqeveritare “Demokracia në Veprim” , ka njoftuar se deri në orën 17:00 në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë kanë votuar 38 për qind e qytetarëve.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Ismet Kryeziu ka deklaruar në një konferencë se gjatë procesit zgjedhor janë parë disa raste të cenimit të fshehtësisë së votës.

“Përmes bërjes publike të votës, përmes fotografimit të votës, këto dukuri ndërlidhen me dyshimin ose supozimin tonë se janë të kushtëzuar me blerjen e votës”, tha Kryeziu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë