Futboll

Mbyllet merkato në Angli, të gjitha lëvizjet e minutës së fundit

Në Premier League nuk mund të blihen dhe të shiten më lojtarë këtë verë. Merkato e verës është mbyllur zyrtarisht sot dhe tashmë ekipet britanike duhet të fokusohen në kampionat, që fillon nesër me ndeshjen Liverpul-Noruiç. Kjo merkato vere për ekipet e Premier Ligës nuk ishte e zakontë. Nuk pati shpenzime të mëdha nga klubet kryesore, por më aktive në afrime lojtarësh ishin ekipet e “dorës së dytë”.

Gjithsesi në këtë ditë të fundit, ajo që mund të konsiderohet si mbreti i merkatos në Angli, është Totenhami. E vërtetë që nuk arriti dot te Paulo Dibala apo Kutinjo, por finalistët e Champions kanë formuar një super mesfushë me marrjen e Lo Celso dhe Rajan Sasenjo. Këto dy goditje në mesfushë i bashkohen edhe Ndombele që ka firmosur më herët për t’i dhënë kështu në dorë Poketinos një nga mesfushat më të kompletuara dhe të forta në Europë.

Shumë aktiv në këtë merkato ka qenë edhe Arsenali. “Topçinjtë” në ditën e fundit të merkatos bën një largim shumë të bujshëm. Iuobi kaloi te Everton, duke i konfirmuar këta të fundit si nja nga ekipet që ka bërë më shumë shpenzime në këtë sesion merkatoje.

Edhe kampionët në fuqi të Mançester Sitit kanë bërë dy goditje “last minute” sot. Guardiola ka dhënë lejen për afrimin e Skot Karso dhe Pedro Perro. Portieri dhe mesfushori pritet te jenë alternativa të vlefshme për stolin e kampionëve anglez.

Ndërkohë nuk ka pasur lëvizje të minutës te Liverpuli dhe Mançester Junajtid. Më herët, gjatë ditës së djeshme Siti zyrtarizoi afrimin e Kanselos nga Juventusi, duke dhënë në këmbim, 27 milionë euro dhe Danilo. “The reds” bllokuan në fund largimin e Shaqirit, ndërsa Junajtid është mjaftuar me njoftimin e largimit të Lukakut për te Inter.

 

Më Shumë