Sociale

Mbyllet Kapshtica, kaluan 300 shtetas, grekët nuk pranojnë më shumë në një ditë

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë ka deklaruar se ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, janë informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.
Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos të vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë