Kampi i ngritur në fushën e futbollit në Manzë është mbyllur. Burime të gazetës “Si” tregojnë se çadrat janë hequr në mbrëmjen e së hënës, ndërsa banorët që strehoheshin në to një pjesë janë zhvendosur nëpër kontenierë dhe të tjerë sërish nëpër çadra, por pranë banesave të shkatërruara nga tërmeti.
Burimet e gazetës Si shpjegojnë se vendimi është marrë nga Shtabi i Emergjencës pas ankesave të banorëve mbi kushtet e vështira mes baltës dhe llucës, por edhe për shkak të pretendimeve e akuzave të shumta për trajtim të diferencuar me ushqime dhe materiale të tjerë ndihmëse.
Në këtë kamp të ngritur pas tërmetit u strehuan rreth 80 banorë, të moshuar e fëmijë të Manzës dhe zonave përreth, shtëpitë e të cillëve u shkatërruan plotësisht, ose u dëmtuan rëndë nga tërmeti. Një pjesë e tyre qëndronin në pritje të vlerësimit të banesave nga ana e ekspertëve, ndërkohë që moti i keq dhe reshjet e shiut u vështirësuan kushtet e jetesës në çadra.
Ndërkohë, gjatë ditës banorët në Manzë kanë çmontuar depozitat e ujit mbi pallatet që do shkatërrohen duke i shitur në tregun e zi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.