Kombetarja

Mbushet grupi i kuqezinjve në stërvitje, vetëm 4 mungesa në ‘apelin’ e Silvinjos

Gazeta Si – Në stërvitjen e sotme të Kombëtares, në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, grupi ka qenë më i plotë. Nën urdhrat e tarjnerit Silvinjo ishin sot edhe Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Nedim Bajrami, Ardian Ismajli dhe Naser Aliji, i thirrur së fundi për dëmtimit të Ivan Balliut.

Janë vetëm 4 lojtarë të listës së trajnerit brazilian, të cilët mungojnë. Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin, që do të bashkohen me skuadrën ditët e ardhshme.

Stërvitja ka pasur më shumë ritëm dhe gradualisht stafi teknik do të përgatisë edhe skemën e lojës për ndeshjen e 17 qershorit ndaj Moldavisë në “Air Albania”. Fitorja është detyrim për Kombëtaren, që synon kualifikimin në Euro 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë