Ministria e Mbrojtjes ka filluar të marrë masat lidhur me strukturat e saj për koronavirusin. Ministrja Olta Xhaçka me anë të një statusi në Facebook bën me dije se për parandalimin e përhapjes së virusit, po kontrollohen repartet dhe strukturat ushtarake si dhe po evidentohet personeli ushtarak apo civil që ka udhëtuar në zonat e infektuara jashtë vendit gjatë dy javëve të fundit.
Sipas Xhaçkës, marrja e masave nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, po bëhet bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Institutit të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në faqen zyrtare të saj, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar dhe paralajmërimet dhe masat që duhen të merren për mbrojtjen nga koronavirusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




