Futboll

Mbrëmja e përmbysjeve, avancojnë Junajtid dhe Porto

Një mbrëmje spektakolare me gola, përmbysje, penallti, raste të dyshimta dhe çdo gjë tjetër, kështu ka qenë kjo e mërkurë e ndeshjeve të kthimit për 1/8-at e Ligës së Kampionëve. Mançester Junajtid ka përmbysur PSG-në në Paris me rezultatin 1-3, ndërsa Roma është përmbysur nga Porto me të njëjtin rezultat 1-3, brenda në “Olimpico”. Të dyja përballjet kanë qenë shumë dramatike dhe janë vendosur në limitet kohore. Në Paris goli vendimtar u shënua me penallti në minutën e 94’, ndërsa në Roma u desh koha shtesë për të përcaktuar ekipin që do të kalonte më tej.

PSG me avantazhin e dy golave nga ndeshja e parë, u duk sikur e nisi këtë ndeshje më i qetë dhe me mendjen më shumë për të mbrojtur dhe administruar topin. Por anglezët kishin mision që ta përmbysnin humbjen e ndeshjes së parë dhe filluan nga puna që në minutat e para të lojës. Pa filluar mirë loja, që në minutën e dytë, Romelu Lukaku shkund rrjetën e PSG dhe fut në vallë ekipin e tij për të kërkuar kualifikimin që tani ishte mëse i mundshëm. Edhe pse goli i barazimit i Bernat u duk sikur ia uli tempin “djajve”, sërish djemtë e Solskjaer nuk u dorëzuan dhe kërkuan golin e avantazhit që do e gjenin sërish me Lukakun në minutën e 31. Kualifikimi do të vinte në limite, atëherë kur të gjithë menduan se më tej do të shkon parisienët. Falë një penalltie në minutën e 94’, Rashford i dha mundësinë skuadrës së tij që të hidhte pas krahëve humbjen e parë në shtëpi dhe tashmë është raundin e 1/8-ve të këtij kompeticioni.

Nuk ishte më pak dramatike edhe përballja tjetër e mbrëmjes në “Olimpico”. Roma nuk e ka mbrojtur dot fitoren e parë në Portugali dhe pas 120 minutave lojë është dorëzuar përballë Portos, duke u mposhtur me rezultatin 1-3. Për Romanët golin e nderit në shtëpi e shënoi kapiteni De Rosi, ndërsa Soarez, Marega dhe Tejes vulos për portugezët këtë kualifikim epik. Edhe në këtë ndeshje goli i tretë dhe vendimtar do të vinte nga penalltitë, e cila u akordua në minutën e 117’. Te Roma pas humbjes me Lacion pak ditë më parë, tashmë me shumë mundësi mund të kemi një shkarkim të trajnerit Di Françesko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë