Futboll

Mbledhje urgjente në Itali, reduktohet në 5 mijë numri i tifozëve në stadium

Asambleja e Ligës së futbollit në Itali, e thirur me urgjencë për situatën e vështirë që ka krijuar Covid-i, ka vendosur që për javët që luhen më 16 dhe 23 janar, maksimumi 5 mijë tifozë mund të marrin pjesë në ndeshjet e Serisë A në stadium.

Për ndeshjet e 9 janarit, ashtu si dhe për Superkupën e Italisë mes Unterit dhe Juventusit, kapaciteti i stadiumeve do të reduktohet në 50%. Kjo është përgjigja e futbollit, pas ftesës së Dragit.

Foto ilustruse. Nga nje stadium ne Itali. Gazeta Si, 8 janar 2022

Seria A nuk i mbyll kështu dyert për tifozët, por pothuajse e bën këtë gjë. Vendimi i parovuar në unanimitet limiton prej 16 janarit në 5 mijë numrin e spektatorëve në stadium, për shkak të emergjencës që ka krijuar Covid-i. Sektori i rezervuar për tifozët e ekipit mik në stadium do të jetë i mbyllur.

Në asamble morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha klubeve, të ludhur në videokonferencë. Takimi është bërë me urgjencë pas telefonatës së kryeministrit Mario Dragi për presidentin e Ligës së Futbollit, Gabriele Gravina. Me opsioneve në tavolinë ishte edhe ajo për të luajtur me dyer të mbyllura, siç kanë vendosur Gjermania, Belgjika dhe ndonjë vend tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë