Sociale

Mbi 33 mijë të vdekur dhe 700 mijë të infektuar në gjithë botën

Numri i të vdekurve në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit i ka tejkaluar 30,000 ndërsa të prekur janë mbi 700 mijë. Të paktën 33,226 mijë persona kanë vdekur në të gjithë botën, ndërsa të shëruar ka 149,219 persona, e numri total i të prekurve është 704,401 persona. Shifrat më të larta të të prekurve dhe të numrit të të vdekurve i ka Italia, më pas vijnë Spanja, Britania e Madhe dhe SHBA.

Në SHBA janë regjistruar gjithsej 133,039 raste, me 9461 raste të reja dhe 141 vdekje brenda 24 orëe. Në total shifrave të vdekurve ka shkuar në 2,362. Spanja ka regjistruar 624 vdekje, në total ka 6606 të vdekur. Në Britani e Madhe ka pasur një uje të numrit të të vdekurve në krahasim me dy ditë më parë, me 209, duke e ccuar në 1228 në total. Në Itali janë regjistruar 10,779 viktima në total, ndërsa vetëm të dielën u shënuan 756. Të shëruar në Itali janë 13,030 persona, ndërsa raste kritike ka 3906 persona. Në Kinë në shtetin ku shpërtheu fillimist Koronavirusi janë regjistruar vetëm 5 të vdekur, ndërsa numri i viktima në total është 3300. Nga 81,439 të prekur janë shëruar 75, 448 persona në Kinë.

Në rajonin e Ballkanit numrin të lartë si shtet e ka Greqia, me 38 të vdekur, 52 të shëruar. Më pas vijnë Serbia dhe Shqipëria.

Shifrat e Ballkanit

Shqipëria: Të prekur 212, 10 të vdekur, 40 të shëruar

Greqia: Të infektuar 1156, të vdekur 38, të shëruar 52

Kroacia: Të infektuar 713, të vdekur 6, të shëruar 52

Serbi: Të infektuar 741, të vdekur 13, të shëruar 42

Bosnje-Hercegovinë: Të infektuar 323, të vdekur 6, Të sheruar 8

Maqedonia e Veriut: Të infektuar 259,  të vdekur 6,  Të sheruar 3

Kosovë: Të infektuar 88, të vdekur 1, i shëruar 1

Mali  i Zi: Të infektuar 85, të vdekur 0,  i shëruar 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë