Nga Gazeta ‘Si’-Dita ishte e bukur, tapeti i kuq ishte gati, rojet ushtarak të nderit gjithashtu, por ajo çfarë e detyroi presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier të priste më shumë se 30 minuta në aeroportin e Katarit, ishte mungesa e zyrtarëve që ishin caktuar për ta pritur.
Pranë liderit gjerman ishte vetëm ambasadori i Gjermanisë në Katar, Lothar Freischlader, por çfarë ndodhi që axhenda nisi me incidente?
Steinmeier priti në derën e Airbus A350 të Bundeswehr-it për gati gjysmë ore përpara se Sulltan al-Muraichai, ministri i shtetit për punët e jashtme të Katarit, të mbërrinte për të pritur kreun e shtetit të Gjermanisë, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas Deutsche Welle, presidenti gjerman kishte mbërritur në Katar pak më herët se sa ishte planifikuar.
German President Frank-Walter Steinmeier was left waiting 30 minutes at tarmac of Qatar airport.
— Clash Report (@clashreport) November 30, 2023
No Qatari official showed up to pick him up from the airport. pic.twitter.com/RgdGAIOO2q
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.