Futboll

Mbape rebelohet me PSG-në, nuk mbajti premtimin për shitjen e Nejmarit

Gazeta Si - Kur Mbape njoftoi rinovimin me PSG-në në maj, u mendua se problematikat që ai kishte hasur te kjo skuadër në 4 vitet e para do të pakësoheshin dhe jo të shohehsin. Kur firmosi, ai jo vetëm u bë lojtari më i paguar në botë, por kërkoi që disa situata të caktuara të zgjidheshin.

Sipas ‘TNTBrasil’, Mbape kishte kërkuar të ishte ylli absolut i skuadrës dhe gjithçka, ose thuajse gjithçka, të sillej rreth tij. Por është pak e komplikuar, kur shokët e repartit quhen Leo Mesi dhe Nejmar.
Dhe pikërisht nga vendi i Nejmarit vijnë lajme, sipas të cilave Mbape është i pakënaqur me klubin.

Mbape, kur rinovoi me PSG-në. Gazeta Si, 18 gusht 2022

Tensioni ka nisur për shkak të penalltive, që braziliani nuk ia la francezit ndaj Montpeliesë, pasi Mabpe kishte humbur një.

Tensioni u shtua edhe nga një "like" e brazilianit në Tuiter, në një postim ku dikush kritikonte zgjedhjen për të caktuar Mbape si gjuajtësin e parë të penalltive. Një zgjidhje e klubit kjo për të plotësuar kërkesat e francezit në kohën e rinovimit.

Një situatë aspak e këndshme. ‘TNT Brasil’ flet për një Mbape të izoluar në dhomat e zhveshjes pikërisht për trajtimin e munguar në favor të tij, siç i ishte premtuar.

Është një media braziliane dhe sigurisht që mund të mbajë anën e Nejmarit. Kjo media ka konfirmuar edhe ‘listën e zezë’ të Mbapesë, ku numri 1 është pikërisht ‘O Ney’. Fakti që braziliani nuk është shitur dhe që deri tani ka luajtur shumë mirë sjell në një farë mënyre errësimin e Mbape.

Dhe për të kompletuar kuadrin, sulmuesi francez e ka inatin edhe me Luis Kampos. Edhe pse ai sponsorizoi Mbape si ‘Football Advisor’ të PSG-së, nuk e shiti Nejmarin. Sezoni, si gjithmonë, ka nisur me polemika te PSG.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë