Futboll

Mbape mund Benzema dhe Mesin, është ai personaliteti numër 1 i futbollit në Francë

Një klasifikim interesant ka bërë së fundi e përditshmja e njohur franceze “L'Equipe” në lidhje me 30 personalitetet e botës së futbollit në Francë. Gazeta ka marrë në konsideratë ata futbollistë, trajnerë, drejtues apo edhe arbitra, të cilët kanë pasur rëndësi të veçantë në lëvizjen futbollistike në vend.

Fituesi i edicionit që i referohet vitit 2021 është Kilian Mbape, i cili ka mundur dy rivalët Karim Benzema dhe Lionel Mesi, respektivisht në vend të dytë dhe në vend të tretë në këtë klasifikim. Ylli i Francës dhe PSG-së pason kështu arbitren Stefani Frapart, fituese e vitit të kaluar.

Lionel Mesi, ne vend te tret ne kete klasifikim. Gazeta Si, 7 janar 2022

10-shja e zgjedhur nga “L'Equipe”:
1 - Mbape
2 - Benzema
3 - Mesi
4 - Galtier
5 - Deshamp
6 - Haise
7 - Pajet
8 - Nejmar
9 - Grizman
10 - Kadidiatu Diani

Për t’u theksuar është fakti se trajneri i Lilës, kampione e sezonit të fundit në Ligue 1, mban vendin e 4-t. Në vend të 5-të është trajneri i kombëtares franceze Deshamps që fitoi Ligën e Kombeve, por me siguri ai ka paguar dështimin në Europian. Jashtë 10-shes së parë kanë mbetur pronari i PSG-së, Al-Khelaifi (vendi i 12-të), Zinedin Zidan (vendi i 13-të) dhe Pol Pogba (vendi i 14-të).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë