Futboll

Mbape çështje shtetërore, në ‘fushë’ edhe Makron për ta bindur të qëndrojë

Gazeta Si - Kilian Mbape nuk duhet të largohet nga PSG-ja dhe nga Franca. Sulmuesi ka refuzuar disa herë rinovimin, por drejtuesit e klubit parisien nuk duan në asnjë mënyrë ta humbasin bomberin më profilik dhe më të talentuar të momentit.

Për të bindur futbollistin të qëndrojë ka hyrë në lojë edhe presidenti i Francës, Emanuel Makron. Sipas shtypit sportiv francez, Makron ka zbritur në ‘fushë’ dhe po mundohet të ndikojë në vendimin përfundimtar të Kilian Mbape sa i takon të ardhmes së tij.

Makron dhe Mbape. Gazeta Si, 18 prill 2022

Kontrata e sulmuesit me PSG-në përfundon në fund të qershorit dhe përpjekjet për rinovim kanë rezultuar të dështuara deri tani. Duke parë si ka shkuar situata, vetë Mbape duket se e ka ndarë mendjen për të kaluar te Real Madrid, madje në Spanjë e bëjnë fakt të kryer prezantimin e tij me fanellën e bardhë që në muajin maj.

Megjithatë, asgjë nuk mund të konsiderohet e sigurt dhe aq më tepër kur në lojë futet edhe politika.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë