Ka ndodhur

Mbante pistoletë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 33-vjeçar me iniciale E.D., banues në Lezhë, është vënë në pranga në Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri tip pistoletë,

Ai është ndaluar nga policia ndërkohë që drejtonte automjetin tip “Benz” nëpër kryeqytet, në të cilin gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ai qarkullonte me armë zjarri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë