Ka ndodhur

Mbante armë dhe eksploziv për grupet kriminale, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

Gazeta Si – Një 57-vjeçar i identifikuar si Xhevair Sinanaj, është arrestuar në Vlorë, pasi gjatë kontrollit pranë banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë, një sasi lëndë eksplozive plastike, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.

Paraprakisht dyshohet se armët dhe lënda eksplozive plastike dyshohen se mbaheshin të fshehura nga 57-vjeçari për llogari të grupeve kriminale, me qëllim përdorimin në aktivitete të paligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë