Kombetarja

Mavraj: Të gjithë kemi përgjegjësi, nuk është vetëm faji i Panuçit

Në prag të ndeshjes miqësore me Uellsin, përkrah trajnerit Kristian Panuçi ka dalë kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Mërgim Mavraj. Mbrojtësi kuqezi edhe pse nuk do të jetë në fushë të martën për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e fundit me Skocinë, sërish ka dalë në krahë të trajnerit dhe iu ka bërë apel shokëve që të gjejnë forcat për t’u ngritur sërish. Mavraj është shprehur se të gjithë lojtarët janë ndjerë shumë keq pas asaj ndeshje të së shtunës në “Loro Boriçi”.

“Nëse ndodh një gjë e tillë çdo njeri i stafit ka përgjegjësi. Normalisht nëse lojtarët nuk i kryejnë detyrën edhe lojtarët janë përgjegjës. Edhe ne se lojtarë e ndjejmë veten shumë keq. Kisha shumë dhimbje kur i dëgjoja ato që thuheshin pas ndeshjes vërdallë. Ne duhet të vazhdojmë në gjërat që na sjellin sukses. Kjo është një pyetje e përgjithshme shumë. Nuk është faji i vetëm i mbrojtjes për pësimin e golave. Nuk e kemi mbrojtur portën siç duhet, nuk kemi treguar performancën tonë për ta mbrojtur portën siç duhet, po nuk duhet shigjetuar vetëm reparti i mbrojtjes.”- tha Mavraj ndër të tjera.

Më tej duke duke folur për çështjen e shumëpërfolur të liderit, Mërgim Mavraj tha se Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur një lojtarë të vetëm dhe se gjithmonë pikën e fortë ka pasur grupin.    

“Në këto 6 muaj kemi folur shumë për gjëra që na mungojnë, si karakteri, cilësia dhe lideri janë shumë skuadra që nuk lider, por kanë sukses duke luajtur mirë. Na mungon pak edhe vetëbesimi për të luajtur mire dhe nuk është se në ndeshjet e fundit ne nuk kemi luajtur dhe nuk i kemi pasur shanset e tona, por në fund fare ne jemi Shqipëria dhe ne asnjëherë nuk e kemi pasur një lojtarë që ta marrë skuadrën prej dore.”- u shpreh Mërgim Mavraj.

Mbrojtësi kuqezi ka mohuar kategorikisht të gjitha akuzat për mungesë të harmonisë brenda grupit të kombëtares.

“Jo fare, brenda grupit çdo gjë është në rregull. Nuk ka asnjë shenjë çrregullimi brenda skuadrës. Nëse erdhi fundi i ciklit, çfarë duhet të bëjmë, duhet të presim, Jo. Puna duhet të vazhdojë. Një skuadër si e jona do pak kohë, Por besoj se gabojmë nëse bëjmë krahasime. Edhe ju si gazetarë e keni kuptuar se Shqipëria është ndryshe dhe pritet më shumë nga ne. Janë shumë arsye nuk mund të flitet vetëm për një arsye të veçantë. Është e vështire që të përcaktosh vetëm një faktor. Kemi edhe një mundësi për t’u kualifikuar në Europian.”- ka thënë mbrojtësi Mërgim Mavraj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë