Një kompani luksoze bizhuterish me seli në New York paraqiti maskën më të çmuar në botë: është e mbushur me diamante dhe kushton 250 mijë dollarë, rreth 212 mijë euro. Krijimi është nga Jacob&Co dhe është i përbërë nga një pjesë në ar të bardhë që u jep aksesorëve efektin e një pëlhure të vërtetë. Ka 3.040 diamante të vendosur, për një total prej 73.27 karat. Themeluesi i kompanisë prodhuese quhet Jacob Arabo. Pesha e maskës është 156.9 gramë dhe veshja e saj është aplikuar mbi një maskë mjekësore normale.
Fillimisht u krijua si një e vetme, por për shkak të rritjes së interesit për aksesorët kompania vendosi të pranojë edhe porosi. Keith Strandberg, zyrtari kryesor i përmbajtjes së markës, tha: “Jacob & Co shpesh është përpjekur të rimendojë gjërat e përditshme në mënyra të jashtëzakonshme, nga kravatat, dorezat, fustanet, madje edhe të brendshmet. Tani që të gjithë në botë duhet të vënë maskë, Z. Arab vendosi të shtojë shkëlqim dhe elegancë në atë që është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje